Kandidati i Partisë Socialiste, Shkëlqim Bullari, ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një “shpëtimtar të dërguar nga Zoti”.
“Zoti na e zbriti Edi Ramën në vitin 2013, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë,” u shpreh Bullari në një dalje publike, ku shoqëroi fjalët e tij me tone lavdëruese për kreun e qeverisë.
Deklarata e kandidatit socialist ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe opinion publik, ndërsa përdorimi i retorikës fetare dhe hyjnore në diskursin politik ka hapur diskutime mbi etikën e komunikimit gjatë fushatës.