Kandidati i PD-së në Dibër bën fushatë mbi lapidar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.05.2025, 15:25

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje aspak etike të ndodhur në zonë e Dibrës, ku përfaqësues të kandidatit të PD-së Ismail Uka, kanë përdhosur një lapidar që është ngritur si përkujtim për betejën e përgjakshme të Torviollit, ku Skënderbeu korri një fitore të madhe ndaj forcave Osmane që kishin pushtuar vendin.

Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, shihet se në një pjesë të lapidarit është vendosur një poster i kandidatit Ismail Uka, teksa në tre vende të tjera shkruhet “Voto 1” dhe “Ismail Uka”.

Qytetari që dërgon pamjet pyet se si mund të përdoret një monument i tillë me vlerë historike, për arsye politike dhe interesa personale.

Prsh joq po ju dergojm ket vidio nga nje fshat ne diber fshati quhet laqes. Shifeni se si partit politike perdorin monumente historike ne nje labidar te betesje se trevjolit ku ka pas nje luft te pergjakshme dhe partit po e perdorin si vend per te ber shkrime te ndryshme smund te perdoret nje monumer historik per arsye personale,” shkruan qytetari.

Ende nuk ka një reagim nga kandidati i opozitës, por kjo ngjarje ka shkatuar mjaft pakënaqësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit