Fshati Rusan pa shërbim shëndetësor prej dy muajsh, banorët detyrohen të shkojnë në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.05.2025, 15:24

Banorët e fshatit Rusan në njësinë administrative të Delvinës po përballen prej afro dy muajsh me mungesën totale të shërbimit shëndetësor në ambulancën e zonës.

Sipas ankesave të qytetarëve, infermierja e caktuar në këtë ambulancë nuk paraqitet në vendin e punës prej një kohe të gjatë, duke lënë qindra banorë, përfshirë të moshuar dhe të sëmurë kronikë, pa ndihmë mjekësore bazë.

Infermierja, e cila thuhet se e ka fituar vendin e punës përmes portalit të punësimit në shërbimin civil, mungon vazhdimisht, ndërkohë që institucionet shëndetësore nuk kanë ndërmarrë ende asnjë masë.

“Për një gjilpërë, për matje tensioni apo një injeksion të thjeshtë, na duhet të marrim taksi dhe të shkojmë në Sarandë. Kjo është e papranueshme,” – shprehen banorët e zonës.

Pavarësisht ankesave të përsëritura, madje edhe mbledhjes së firmave, asnjë autoritet lokal apo rajonal nuk ka reaguar për të hetuar situatën apo për të garantuar mbulimin me staf mjekësor të ambulancës. Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe institucionet përgjegjëse, duke e cilësuar gjendjen si të rrezikshme për shëndetin dhe dinjitetin e komunitetit.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje jam nje qytetar nga qyteti Delvines kam per te bere nje ankes kemi nje ambulanc ne fshatin Rusan eshte nje infermjere ketu te kjo ambulanc se e ka fituar me portal nuk vjen fare ne pune. Ka gati 2 muaj kemi ber ankesa askush nuk mer masa ka te moshuar qe kane nevoje per nje mjekim per nje gjilpere duhet te marre taksine te shkoje ne Sarande

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit