Një denoncim shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Mëngjesin e sotëm Lungomarja e Vlorës është mbushur plot me qen të ngordhur që dyshohet se janë helmuar me qëllim 'shfarosjen' e tyre.
Qytetarët vlonjatë thonë se qentë nuk ishin agresivë dhe kushdo që kalonte, edhe turistë madje, i ushqenin me çfarëdo që kishin. Por ditën e sotme, kur një qytetare ka kaluar në shëtitore për të ushqyer qentë, i ka parë të ngordhur njëri pas tjetrin.
Ajo ka dyshime se politikanët i kanë helmuar qentë me qëllim 'pastrimin' e Lungomares për zhvillimin e fushatave të tyre elektorale.
Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që qentë në Vlorë ngordhin nga helmimi, pasi kjo duket se është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre. Sipas qytetarëve, bashkia e Vlorës me në krye Ermal Dredhën ka dështuar në trajtimin e këtij problemi, duke mos siguruar strehim për qentë endacakë në vendet e përcaktuara dhe pa i sistemuar ato siç parashikohet nga politikat përkatëse për kafshët e rrugës.
Denoncimi i qytetares:
Këta qenush kan lindur në rrug..edhe për fatin e tyre të mir disa njërës i ushqeni disa turist u jepnin ushqim perdit..edhe un çdo mëngjes i çoja ushqim..sot ne mëngjes i gjej në këtë gjendje..të helmuar......edhe shum qen të tjer që rrinin verdall po qe nuk te benin keq..nuk ndodhen..besoj se kan pas fatin e ketyre kelyshave... Kjo besoj se ka ndodhur për faktin se një nga këta të politikes do bej një fushat në fillim të lungo mares... Nuk e di si munden t'a bëjnë një gjë të till.. jam shum e prekur...postoheni ju lutem që disa të kuptojnë që kjo nuk është zgjidhje për ndryshim.... Me lër anonim mua ju lutem