Denoncohet shkelja e Kodit Zgjedhor në Vlorë: Bashkia dhe zyrtarët e saj në krye të organizimit të mitingut të PS!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.05.2025, 23:55

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që ajo e quan “shkelje flagrante të ligjit” nga ana e Bashkisë së Vlorës, në funksion të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste. Sipas saj, administrata bashkiake është angazhuar plotësisht në organizimin e mitingut përmbyllës të PS-së që pritet të mbahet nesër, më 8 maj, në qytetin bregdetar.

Në videon e dërguar nga qytetarja, duken qartë dy burra të cilët ajo i identifikon si Skerdi Tushe, shefi i kabinetit të bashkisë, dhe Françesko Tozaj, drejtori i ndërmarrjes së pastrimit. Sipas saj, këta zyrtarë janë të përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e aktivitetit politik të Partisë Socialiste, së bashku me punonjës të tjerë dhe mjete të Bashkisë së Vlorës.

Qytetarja e denoncon këtë veprim si të paligjshëm dhe të papranueshëm, duke thënë se burimet publike nuk mund të përdoren për qëllime politike. Ajo i bën thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë ndaj kësaj situate.

Denoncimi i saj i plotë:

"Për të organizuar takimin e Ramës nesër në Vlorë, është angazhuar gjithë bashkia e Vlorës. Administrata, me drejtorë dhe shefin e kabinetit të bashkisë në krye të organizimit. Po ashtu, punonjësit dhe automjetet. Në videon e parë duken dy burra: njëri është Skerdi Tushe, shefi i kabinetit të bashkisë, dhe tjetri Françesko Tozaj, drejtori i ndërmarrjes së pastrimit. KQZ e ndalon përfshirjen në organizim të administratës apo përdorjen e logjistikës së bashkisë. Megjithatë, problemi jonë si qytetarë është që këta punonjësit e pastrimit, të paktën, të pastrojnë ndonjë pjesë tjetër të qytetit."

Ky veprim përbën një shkelje të qartë të Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat ndalojnë kategorikisht përfshirjen e administratës publike dhe përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatave politike. Ligji parashikon që institucionet shtetërore duhet të mbeten neutrale dhe të mos përdoren për qëllime zgjedhore.

JOQ Albania do të vijojë të publikojë çdo denoncim që hedh dritë mbi përdorimin e burimeve publike për fushatë, dhe i bën thirrje KQZ-së dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të hetojnë rastet e tilla dhe të zbatojnë ligjin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit