Një qytetar i shqetësuar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar me video një ngjarje ngjarje të rrezikshme të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Në pamjet e dërguara, shihet një kamion i madh që kryen manovra të rrezikshme, duke u futur nga një korsi në tjetrën pa sinjalizim dhe duke i prerë rrugën makinës që po e filmon. Në disa momente, drejtuesi i kamionit duket sikur përpiqet qëllimisht të pengojë automjetin pas tij, duke lëvizur në mënyrë agresive përpara dhe anash.
Qytetari dyshon se drejtuesi i kamionit mund të jetë në gjendje të dehur.
Ai shkruan:
“Përshëndetje JOQ, shikoni se ça bën drejtuesi i kamionit para. Duke bërë manovra në rrugë. Durrës-Tiranë. Duket tapë fare”
Ngjarje të tilla tregojnë një papërgjegjshmëri ekstreme në drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat përbëjnë rrezik serioz për jetën e qytetarëve.