Ky është vendi i vetëm në botë ku nuk ka mushkonja!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.05.2025, 22:49

Islandë, vendi i akullnajave dhe natyrës magjepsëse, mban një rekord unik në botë: është i vetmi shtet ku nuk ka mushkonja. Në një kohë kur pjesa më e madhe e planetit përballet me këto insekte të bezdisshme, të cilat jo vetëm pickojnë, por edhe përhapin sëmundje të rrezikshme, Islanda mbetet e paprekur.

Kjo ndodh jo sepse mungojnë lagunat apo verat e buta që favorizojnë shumimin e tyre. Përkundrazi, Islanda ka mjaft zona të lagështa që në çdo vend tjetër do të ishin parajsë për mushkonjat. Por klima e saj unike i pengon të shumohen.

Sekreti qëndron tek modelet e veçanta të ngrirje-shkrirjes që ndodhin shpesh gjatë gjithë vitit. Këto ndryshime të shpeshta temperaturash prishin ciklin e jetës së mushkonjave, veçanërisht fazën e zhvillimit të larvave. Ato nuk arrijnë dot të rriten dhe të riprodhohen, çka e bën të pamundur që të krijohet një popullatë e qëndrueshme.

Sipas studiuesve të Institutit të Historisë Natyrore në Islandë, edhe në rastet kur mushkonjat "udhëtojnë" rastësisht përmes mallrave apo avionëve, ato nuk mbijetojnë dot dhe nuk kanë arritur kurrë të krijojnë një koloni.

Kjo karakteristikë e bën Islandën një vend tërheqës për turistët që dëshirojnë natyrë të paprekur, ajër të pastër dhe... pushime pa mushkonja!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit