Pamje që të prek zemrën: I riu ndalon trafikun në Tiranë për të shpëtuar një mace të plagosur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.05.2025, 21:54

Në një kohë kur rrugët shpesh shndërrohen në skena indiference, një i ri tregoi se mirësia ende ekziston në Shqipëri. Sot rreth orës 19:40, pranë rrethrrotullimit të Saukut të vjetër, një djalë ndaloi në mes të trafikut për të ndihmuar një mace të plagosur në rrugë.

Pamja u kap nga një qytetar që ndodhej në makinë pas tij dhe që ndau momentin me mesazhin prekës: "Ka akoma njerëz të mirë në Shqipëri. Mirënjohje për këtë djalë."

Ndërkohë që shumë do të kishin kaluar pa u ndalur, ky gjest i vogël me domethënie të madhe është një kujtesë se një akt i vetëm njerëzor mund të bëjë diferencën për gjithë ne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit