Pamje alarmante në Pogradec: Bodrumi plot me plehra pranë tregut të fruta-perimeve kthehet në burim infeksioni!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.05.2025, 22:12

Një qytetare nga Pogradeci i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rëndë higjieno-sanitare që po i shqetëson prej kohësh banorët e zonës.

Sipas saj, bodrumi i një ndërtese shumë pranë tregut të fruta-perimeve është kthyer në një ambient të braktisur, plot mbeturina, lagështi dhe erë të rëndë, duke krijuar një mjedis të terësisht të papërshtatshëm për qytetarët që kalojnë aty çdo ditë për të bërë pazaret.

Në videon e dërguar nga qytetarja, dallohet qartë ambienti i bodrumit, i cili ndodhet menjëherë pranë tregut dhe një marketi, dhe ku mungon çdo kujdes nga institucionet për pastrimin apo dezinfektimin e zonës.

Mbeturinat dhe lagështira në këtë ambient, është një burim infeksioni dhe rrezik potencial për shëndetin publik.

Mesazhi i qytetares:

“Përshëndetje JOQ. Jam një qytetare nga Pogradeci. Jam shumë e shqetësuar dhe e alarmuar si shumë qytetarë të tjerë nga Pogradeci. Dua të ngre këtë shqetësim alarm në qytetin tonë. Ky vend i llahtaritur nga era e keqe, pamja skandaloze, ku pikërisht ndodhet tregu i fruta-perimeve dhe një market, është i përditshëm për ne. Çdo ditë kalojmë aty dhe përballemi me erën e rëndë që kundërmon. Ju lutem publikojeni. Faleminderit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit