Kërcet grushti mes demokratëve, simpatizantët rrihen me njëri-tjetrin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.05.2025, 21:00

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në Elbasan gjatë një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike, ku mbështetës të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e koalicionit “Shqipëria Madhështore” janë përfshirë në një përplasje fizike.

Sipas pamjeve të publikuara, simpatizantët shihen duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në prani të qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në aktivitet. Përplasja ndodhi në një nga sheshet kryesore të qytetit, ndërsa aktiviteti po zhvillohej në kuadër të fushatës zgjedhore.

Nuk dihet nëse nga përplasja ka të lënduar apo të shoqëruar në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit