Një incident i pazakontë ka tronditur përmbylljen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Elbasan. Gjatë mitingut zyrtar, një grup militantësh janë përleshur fizikisht mes tyre, duke shkaktuar kaos në një moment kyç të aktivitetit.
Ngjarja ndodhi pikërisht teksa ishte duke folur Philip Griffin, këshilltari amerikan i angazhuar në fushatën e PD. Në videon e siguruar nga mediat, duken qartë personat që përplasen dhe shkëmbejnë goditje, ndërsa prania e turmës dhe zyrtarëve nuk ka mjaftuar për të parandaluar incidentin.
Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve dhe motivet që çuan në konfliktin fizik, por ngjarja ka hedhur hije mbi përmbylljen e fushatës dhe ka ngritur pikëpyetje mbi organizimin dhe tensionet e brendshme në radhët e PD.