Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të raportuar zhdukjen e xhaxhait të tij, Selami Bakiu, 58 vjeç, nga Lapardhaja e Beratit.
Sipas familjarëve, ai është larguar nga banesa gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është konstatuar mungesa e tij rreth orës 07:00.
Ata shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Selami Bakiu është larguar nga banesa e tij me të njëjtin xhup që shihet në foton e dërguar nga familjarët.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0697514383