Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku ekipi i një autoambulance ka raportuar sjelljen e rrezikshme të një drejtuesi furgoni me targa AB 674 BR.
Sipas tyre, gjithçka ndodhi teksa po transportonin me urgjencë një pacient drejt Spitalit të Elbasanit.
Në vend që t’u hapte rrugën, furgoni jo vetëm që i parakaloi, por edhe u fut përpara autoambulancës, duke i ndërprerë rrugën dhe duke frenuar përpara saj.
Për më tepër, ai vijoi të kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pacientit dhe të gjithë të pranishmëve në trafik.
Ata kanë dërguar edhe pamje që tregojnë momentin kur furgoni vepron në këtë mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa ambulanca duket qartë me sirenat ndezur.
Mesazhi i plotë i dërguar në redaksi:
“Përshëndetje JOQ! Jemi ekipi i një autoambulance. Lart kishim një pacient dhe po e dërgonim me urgjencë në Spitalin e Elbasanit. Ndërkohë gjatë rrugës, një furgon na parakalon dhe na ndërpret rrugën duke na frenuar përpara, duke mos na hapur rrugën dhe duke bërë manovra të rrezikshme.”