Aksident i rëndë në Elbasan, lëndohen 3 oficerë policie

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.05.2025, 18:20

Këtë të mërkurë, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin" ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik ku janë lënduar 3 persona.

Automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., i cili është oficer policie.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijojnë hetime për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit