Sherr për pronat në Has, vritet me armë 34-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.05.2025, 17:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme Has, ku një konflikt për motive pronësie ka rezultuar me një viktimë.

Viktimë ka mbetur Rashit Sallahu 34-vjeç, teksa autori i krimit dyshohet të jetë Ylber Jaku 41-vjeç i cili është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 minuta në fshatin Pla. Deri më tai është sekuestruar arma që mendohet se u përdor në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak. Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit