Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë, për të denoncuar një problem infrastrukturor në rrugën Myslym Keta, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit.
Prej më shumë se një muaji, një kanal u hap në një pjesë të rrugës, duke çarë asfaltin për disa punime të nevojshme. Por pas përfundimit të punimeve, riparimi i asfaltit është lënë në harresë dhe kjo gjë është kthyer në shqetësim për banorët.
Këta të fundit thonë se kanali i thellë po u shkakton dëme në automjete, si thyerjen e disqeve. Në një video të dërguar nga denoncuesi, shihet madje edhe një autobus i linjës së Kombinatit, i cili ka mbetur në mes të kanalit.
Mesazhi i denoncuesit:
“Prsh, ka nje muaj qe bashkia Tirane ka hapur nje kanal duke çare asfaltin, dhe askush nuk interesohet per ta mbyllur. Gjynah se po shkaterrohen makinat po thyjn disqet. Vetem 3-4 km nga qendra tiranes Rruga Myslym Keta shikoni çfare behet, nje nder asket me te renduara ne Tirane me trafik nga mgjesi darke, edhe kjo i duhej, si nje varr mes rruge, ku dhe urbani linjes Kombinat-Qender-Tufine mbeti mes kanalit.. Nese e shikoni te arsyeshme postojeni. Flm!”
Ironikisht, kjo situatë vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim për riparimin e kanalit në rrugë.
"Kanali te 'Myslym Keta' po na shkatron makinat, mbeti brenda dhe urbani i Kombinatit"
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 7, 2025
Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë, për të denoncuar një problem infrastrukturor në rrugën Myslym Keta, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit.
Prej më shumë se… pic.twitter.com/o7uCbT59uN