5 MILIARD lekë nipit të Sadri Abazit dhe Tit Patushit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.05.2025, 13:30

Mbi 5 Miliard Lekë me TVSH i ka dhënë QSUT nipit të Sadri Abazit dhe Petrit Patushit në një tender të fundit për rikonstruksionin e godinës së djegie plastikës në këtë institucion.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për dy shkelje galopante. Fillimisht për skualifikim të 11 operatorëve konkurrues në garë dhe skualifikimin e ofertës më të ulët.

Kontrata të tilla hartohen me specifikime teknike të stisura për një fitues e në këtë rast shkelet parimi bazë i prokurimeve publike për minimizimin e kostove nga Buxheti i Shtetit.

Bashkimi i ALKO IMPEX të Arbër Abazit dhe AGRI Contruction të Petrit Patushit ka ofruar një nga ofertat më të larta në garë dhe është shpallur fituese nga Autoriteti Kontraktor pavarësishr se kompanitë e tjera kanë ofruar 4.4, 4, 3.9, apo edhe 3.5 Miliard Lekë për të kryer punimet.

Kompanitë e oligarkëve të ndërtimit kanë ofruar vlerën më të lartë për t’u dhënë nga Buxheti i Shtetit për t’i futur në xhepin e tyre. Kompanitë e tjera janë skualifikuar se nuk kanë patur 5 betonues, apo për mungesë certifikatash autorizimi të distributorëve për pajisjet e përdorura nga kompanitë pjesëmarrëse në tender.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit