“Shkollimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2025, 10:18

Shkolla “Ramazan Karaj” në Nikël të Krujës është sot një ndërtesë e shembur, e mbuluar nga bari dhe mbeturinat. Dikur strehonte mbi 450 nxënës, por që nga janari i vitit 2022, pas prishjes nga IMT për shkak të dëmeve nga tërmeti i nëntorit 2019, aty nuk është vendosur as guri i parë për rindërtim.

Prej pesë vitesh, rreth 480 nxënës janë të detyruar të udhëtojnë me autobusë dhe të ndjekin mësimin me turne në shkolla të tjera të Fushë-Krujës, duke përjetuar një rraskapitje fizike dhe një diskriminim të hapur në aksesin ndaj arsimit.

Edhe pse projekti për rindërtimin e shkollës ka qarkulluar mes zyrash dhe institucioneve, ai ka mbetur në letër dhe një brez i tërë po rritet pa shkollën që iu takon.

Për këtë problematikë, që ka lënë shumë mbresa, një nxënëse e kësaj shkolle ka krijuar një punim me temë: Shkollimi është themeli mbi të cilën ndërtohet e ardhmja jonë.

Në punimin e saj, nxënësja flet për premtimet e fjalët boshe për një shkollë të bukur, e me standarde, që ka mbetur vetëm në letër, pasi realiteti është krejt ndryshe. Në shi e në pikun e vapës, ajo dhe bashkëmoshatarët e saj janë të detyruar të ecin me kilometra në këmbë, që të mos humbasin mësimin dhe shkollimin, edhe pse iu duhet të kthehen vonë në shtëpi, të lodhur e raskapitur.

Nxënësja thotë se çdo ditë që kalon, shpresa për një shkollë të re zbehet pasi përveç kujtimeve që kanë, asgjë më s'ka mbetur. Ajo thotë se fjalët e nxënësve duhet të dëgjohen dhe shkolla "Ramazan Karaj" të ringrihet jo thjeshtë si një ndërtesë, por si një premtim i mbajtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit