Një i mitur në Podujevë sulmon gjyshen me thikë – viktima me lëndime të rënda përfundon në spital, i dyshuari prapa grilave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2025, 09:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht me thikë gjyshen e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm për shkak të plagëve të marra. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e këtij akti tronditës.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërkohë që rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit