E rëndë në Kukës: Polici i ndaloi disa ditë më parë, ata i shkojnë poshtë shtëpisë dhe e rrahin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.05.2025, 20:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku sipas mediave një efektiv i policisë së qarkullimit është dhunuar fizikisht nga disa persona. Sipas informacionit të disponuar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një ndalimi që polici kishte kryer disa ditë më parë ndaj disa individëve.

Të dielën, ata janë paraqitur pranë banesës së efektivit dhe, duke e ditur se ai ishte në shërbim të detyrës, e kanë sulmuar me dhunë. Si pasojë e agresionit, polici ka marrë plagë të shumta dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ai është transportuar në spital, ku po merr trajtim.

Policia e Kukësit ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit