Në një kohë kur politika shqiptare shpesh shfaqet si një skenë e dominuar nga interesa personale e lidhje klienteliste, të paktë janë emrat që spikasin si alternativë e rrallë për t’u votuar në listat e kandidatëve për deputetë më 11 Maj…
Nëse do të ishte një zgjedhje unanime redaksionale, një qenie njerëzore i vulosur për përkushtimin ndaj së vërtetës, jo vetëm një individ i ndershëm, por që më së shumti meriton të jetë përfaqësues i popullit shqiptar në Kuvendin e hienave, ai është padyshim avokati i nderuar Altin Goxhaj.
Goxhaj është realisht rasti ku për një person thuhet: “Ai ha bukë veç!”.
Kandidimi i tij në listat e hapura të Partisë Demokratike është një thirrje për të gjithë qytetarët e djathtë, konservatorë, që nuk janë gati të pajtohen me shitjen morale të vlerave të tyre tek Sorosi dhe influencat e jashtme.
Avokati Goxhaj nuk është produkt i pazareve politike, e as nuk ka pas shpinës klane biznesi e familje të lidhura me pushtetin. Ai është aty si zëri i atyre që tirania qeveritare ua ka vjedhur: Qytetarët e pambrojtur, individët që shtypen nga padrejtësia e abuzimi i pushtetit.
Me një jetë të tërë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, Goxhaj është ndoshta i vetmi nga ata kandidatë që nuk ka ndërtuar pasuri, por që padyshim ka ndërtuar besim tek të gjithë ata që e njohin e kanë patur fatin të këshillohen nga urtësia e të kuptojnë një pjesë të mençurisë së tij.
Është një nga të paktët emra që nuk është i përfshirë në listat e interesave partiake, por në zemrat e atyre që e kanë parë në veprim për shumë vite, si mbrojtës i paepur i drejtësisë. Ata që e njohin personalisht vënë dorën në zjarr për ndershmërinë e një individi si Goxhaj i cili kurrë nuk ka patur ambicie për pushtet, por vetëm për të qenë avokati i zërit të të pambrojturve në Shqipëri.
Ai është ndarja e qartë, individi që bën diferencën nga hienat e maskuar si përfaqësues të popullit në ato karrige. Vota për Goxhajn është më shumë se një zgjedhje, është një akt ndërgjegjësimi për të mbështetur një zë të ndershëm brenda një politike të sponsorizuar nga pazaret!