Ademi: Shumica parlamentare po përpiqet t’i heqë statusin e personit juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2025, 23:13

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi akuzon qeverinë se po tenton që përmes ndryshimeve ligjore t’i heqë statusin juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Shumica parlamentare tani po e godet drejtpërdrejt Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përmes ndryshimeve të reja në ligj, madje me procedurë të shkurtuar, duke tentuar t’i heqë statusin e personit juridik dhe ta shndërrojë në një zgjatim politik të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet kjo rrugë. E provuan më herët përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, por dështuan, sepse ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm.

E thamë atëherë dhe e përsërisim tani: ky institucion nuk mund të nënshtrohet politikisht, sepse është i mbrojtur me ligje të veçanta.

Ndërkohë, Inspektorati është bllokuar plotësisht. Punonjësit nuk kanë marrë paga prej më shumë se katër muajsh.

Institucioni është paralizuar, dhe kjo është pasqyra më e qartë e qasjes së kësaj qeverie ndaj gjuhës shqipe dhe themeleve të Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit