Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të marte te Kisha e Laçit, ku një automjet tip “Benz”, ka marrë përpara njerëzit që kishin shkuar për peligrinazh.
Sipas raportimeve, disa persona morën lëndime, ndërsa një vajzë pësoi lëndime më serioze dhe u nis me ambulancë në spital.
Qytetarja që raporton ngjarjen thotë se shoferja që shkaktoi aksidentin nuk donte, por ishte me aftësi të kufizuara, dhe në vend që të shkelte frenat, i ka dhënë makinës gaz duke marrë përpara njerëzit.
“I mori para nje zonje me makine njerzit tek kisha laçit. Nje vajze me demtime ne kemb eshte nis per spital. Nuk kam pamje te tjera se shkova te ndihme te vajzës. Përplasi disa po por njera vajze ishte lenduar tek kemba e djathte shtypje kocke. Ambulanca erdhi shpejt.
Ajo nuk donte ta bente kete gje, i dha gaz dhe mori para sh njerëz. Ishte padashje mesa kuptova por kur donte ta ndalonte gjen ajo i dha shume gaz gabimisht dhe aty ndodhi kjo gje,” raporton një dëshmitare.