Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka vrarë nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër. Emergjenca në QKUK e ka pranuar sot rreth orës 08:10 vajzën 10 vjeçare.
E ndjera ishte nxënëse e shkollës Shfmu Emin Duraku Prizren.
Kjo shkollë thanë se janë të pikëlluar për ndarjen nga jeta e Şilan Görenç.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë nga klasa IX-6, Şilan Görenç e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij.
Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën!”, thuhet në njofitm.