Kryetari i LDK-së Luimir Abdixhiku doli me propozimin për krijimin e qeverisë se tranzicionale deri në zgjedhje.
Këtë qëndrim e paraqiti në konferencë për media pasdite.
Ai tha se këtë ide e ka pranuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai në një konferencë për media tha se LDK ka qëndrime të qarta sa i përket bashkëpunimit me VV-në.
“Siç jeni njoftuar kam marrë një letër nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i nxitur nga konsiderata për votuesit e kësaj partie kam ndje nevojën që pas konsultimeve të përsëris qëndrimet tona. LDK ka garuar në zgjedhje me qëndrime të qarta për bashkëpunim. E kemi vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me VV-në.”, tha Abdixhiku.