“Djali i ish-drejtorit të policisë po ndërton pa leje para pallatit tonë në Vlorë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.05.2025, 15:58

Banorët e një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë kanë ngritur shqetësimin për një ndërtim që sipas tyre, po kryhet në mënyrë të paligjshme para godinës ku jetojnë.

Në një denoncim dërguar pranë redaksisë sonë, ata shprehen të shqetësuar për një strukturë që ka nisur të ndërtohet prej disa ditësh, duke u bërë një tjetër barrikadë përpara banesave të tyre.

Sipas dëshmive të banorëve, objekti i ri po ndërtohet ngjitur me një tjetër strukturë, e cila gjithashtu pretendohet se është ngritur në shkelje të ligjit. Ata shtojnë se personi që po kryen punimet është djali i Eduart Sulejmanit, ish-drejtues i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Emigracionit në Vlorë. Pikërisht kjo lidhje, sipas tyre, ka bërë që ndërtimi të vijojë pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet kompetente.

Ata theksojnë se ky ndërtim po bllokon totalisht katin e parë të pallatit dhe të drejtën e banorëve për të lëvizur të lirë. Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Vlorës dhe Inspektoratit Ndërtimor të marrin masa urgjente për ndalimin e punimeve dhe shembjen e ndërtimeve që “mbinë” pa paralajmërim e pa leje.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje. Jemi banorë të pallatit 1101 , në rrugë Sadik Zotaj të Lagjes "29 Nentori, Vlore". Fatkeqësisht, prej disa ditësh, përpara pallatit tonë, është duke u ndërtuar një platformë përkrah një objekti të ndërtuar abuzivisht duke përfituar dhe nga mungesa e vëmëndjes si pasojë e fushatës elektorale.

Banorët kanë vështirësi për të kaluar po ashtu edhe bizneset që janë në katin e parë të pallatit janë bllokuar totalisht. Në këtë mënyrë i gjithë mundi dhe djersa jonë dhe e prindërve tanë po hidhet në shesh dhe më e keqja akoma është fakti që ai që po e bën, është djali i drejtorit të policisë së Shkodrës Eduard Sulejmani.

Kërkojmë që institucionet të zgjohen dhe të marrin masa pasi po flitet që emigrantët të kthehen por kur ligjin e shkelin vet drejtuesit e policisë, çfarë duhet të bëjmë ne? Ne s'jemi vetëm numra për vota por jemi qytetarë të këtij vëndi. Nëse kjo strukturë abuzive nuk hiqet menjëherë do të thotë që arroganca është aq e madhe sa askush nuk pyet për qytetarët e thjeshtë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit