Elisa Spiropali, ka komentuar publikisht mbi etiketimin publik “Mamica” ndaj saj.
E pyetur për krahasimet që i janë bërë në diskursin publik, ku ajo është quajtur “Mamica” ndërsa Rama është krahasuar me Skënderbeun, Spiropali theksoi se nuk e ka përdorur vetë këtë term, por etiketimi nuk e ka bezdisur.
“Unë s’kam kuriozitet dhe as e ndjej si sakrificë, as më rëndon si kryq. Është një kryq që ma kanë vënë të tjerët, as nuk më ka rënduar, herë-herë më ka argëtuar duke më shpallur si pagëzuesen e Rilindjes. Edhe pse Mamica nuk është një term që e përdor unë, nuk e di nëse e meritoj atë term. Ajo që unë di… dua që ta lejoj mitin që të jetojë,” u shpreh Spiropali.