Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren-Babai theri në qaf të bijën 11 vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2025, 10:06

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren.

Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe vajza tjetër e moshë 11-vjeçare si dhe vet i dyshuari.

Për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur Afrim Jahaj, specialist i Qendres Emergjente.

“Rreth orës 06:15, është pranuar vajza, me plagë në regjionin e qafës. Ajo është trajtuar në ORL dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Rreth orës 06:30 është pranuar edhe burri, i cili dyshohet se e ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Ai ka pasur disa plagë, duket se ka tentuar ta lendojë vetën, pra të kryejë vetëvrasje. Ai është ende duke u trajtuar dhe më pas të shohim nëse do të pranohet në klinikë apo edhe do të lirohet”, ka deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit