Përplasen dy makina në Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2025, 10:02

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në afërsi të zonës së njohur si Xibrakë, ku dy automjete janë përplasur me shpejtësi të lartë.

Në përplasjen mes një automjeti tip BMW me targa bullgare dhe një Hyundai me targa shqiptare, ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjetin BMW. Ndërkohë, drejtuesi dhe pasagjeri i Hyundai-t kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, përfshirë rrethanat që çuan në përplasjen fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit