Tingujt e këngës emblematike “Mora fjalë” në zemër të Bruneit, presidentja Osmani ndan pamjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2025, 23:13

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndërsa është pritur me nderime të larta.

E para e shtetit, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

E sot, Osmani në një postim në Facebook ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”

“‘Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, shkruan Osmani.

Kënga “Mora fjalë”, i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit