Tronditet Kosova! Babai vret vajzën 15-vjeçare, plagos gruan dhe vajzën tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2025, 09:14

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kosovën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku një burrë ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur rëndë bashkëshorten dhe vajzën tjetër 10-vjeçare.

Sipas konfirmimit nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën “Shotë Galica” në Prizren.

“Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe për fat të keq, njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë,” deklaroi zëdhënësi i policisë.

Viktima është vajza 15-vjeçare e familjes, ndërsa vajza tjetër, 10 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Edhe nëna ka pësuar lëndime serioze, por gjendja e saj nuk është bërë ende publike.

Autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë është ndaluar nga forcat e policisë. Mësohet se familja është me origjinë turke dhe jetonte prej vitesh në Prizren.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij akti të rëndë dhune familjare, i cili ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal dhe më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit