Rritja e çmimit të kafes, aktivizohet Inspektorati i Konkurrencës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2025, 21:58

Pas shumë ankesave të qytetarëve për rritjen e çmimit të kafes në Vushtrri, Inspektorati i Konkurrencës ka nisur kontrollet në kafiteri për të verifikuar nëse kjo rritje është e arsyeshme apo e koordinuar.

Pronarët e bizneseve thonë se çmimet janë rritur nga importuesit, ndërsa inspektorati është në fazën e mbledhjes së të dhënave dhe dokumentacionit për të hetuar më tej këtë çështje.

Sektorët e gastronomisë tashmë janë në vëzhgim për shkak të dyshimeve për rritje të koordinuar të çmimeve të kafesë.

Pronarët e disa kafiterive e arsyetojnë rritjen me koston e importit, pasi, siç thonë, paraprakisht çmimet janë rritur nga furnizuesit ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, pati kafiteri që nuk kanë reaguar duke rritur çmimin e kafesë prej më shumë se dy vjetësh, por këto rritje që po bëhen po e detyrojnë Visar Berishën të heqë dorë nga gastronomia.

Qytetarët thonë se duhet të intervenojë shteti për këto rritje të çmimeve, ndërsa pagat mbesin të njëjta.

Arta Fejzullahu, inspektore hetuese në Inspektoratin e Konkurrencës, se pas bashkëbisedimeve me pronarë dhe mbledhjes së dokumentacionit të tyre, aktualisht janë në fazën e grumbullimit të të dhënave për të parë nëse bëhet fjalë për marrëveshje të mundshme për rritjen e çmimeve.

Hetimet nga Inspektorati i Konkurrencës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që qytetarët shpresojnë që kontrolli i tregut të sjellë stabilizim të çmimeve, të paktën për një kafe relaks, siç jemi mësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit