Publikohet video e aksidentit të tmerrshëm në Peshkopi, makina me shpejtësi “skëterrë” përplas policin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.05.2025, 20:47

Janë publikuar pamjet filmike të aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e së shtunës në dalje të qytetit të Peshkopisë. Në videon e siguruar, shihet momenti kur një automjet tip “Golf”, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin dhe përfundon brenda një berberhane.

Makina, e drejtuar nga Alban Shoti, godet në mënyrë të dhunshme efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ishte në detyrë për të menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës të planifikuar në orën 19:00 nga Sali Berisha. Gjura është në gjendje shumë të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Po ashtu është plagosur edhe një ndihmës-berber, i cili ndodhej brenda lokalit në momentin e përplasjes.

Policia ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit