Makina e Papës kthehet në klinikë shëndetësore për fëmijët e Gazës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.05.2025, 18:41

Një nga “papamobilët” e Papa Françeskut do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore lëvizëse për të ndihmuar fëmijët e Gazës.

Sipas Vatikanit, kjo ishte “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” përpara se të ndërronte jetë muajin e kaluar.

Automjeti i përdorur gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014 po përshtatet dhe do të hyjë në Gaza sapo Izraeli të hapë një korridor humanitar, njoftoi Caritas Jerusalem.

Sipas UNICEF-it, lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës ka shkaktuar mbi 15,000 viktima fëmijë dhe ka zhvendosur gati një milion persona që nga tetori i vitit 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit