Çmendet roboti humanoid, gjuan me shkelma ndërtuesin e tij

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.05.2025, 18:25

Një robot humanoid ka sulmuar ndërtuesin e tij në një fabrikë në Kinë, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë robotin teksa përpiqet të çlirohet nga një vinç i vogël, duke lëvizur krahët me forcë.

Një nga punonjësit largohet nga kompjuteri, ndërsa tjetri ikën me nxitim për të shmangur përplasjen. Një nga burrat arrin të tërheqë vinçin dhe të ndalojë robotin, duke evituar dëme të mëdha apo lëndime.

Ngjarja është komentuar gjerësisht online, ku ndjekësit e kanë cilësuar si skenë “distopike”. “Kështu fillon,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi me ironi: “Për fat të mirë, apokalipsi robotik ndalet me një vinç të vogël… për tani.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit