Vatikani vijon përgatitjet për ceremoninë e përzgjedhjes së Papës së ri

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2025, 18:17

Vatikani po bën përgatitjet e fundit për ceremoninë e zgjedhjes së Papës së ri. Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për papën e ri, u bë edhe sistemimi i ballkonit të famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të shfaqet ai për herë të parë.

Sot përfunduan nëntë ditët e zisë së kardinalëve, të cilët do të vijojnë takimet e tyre në kuadër të procesit zgjedhor. Ata zhvilluan edhe një takim larg mediave për sekretin Dominci Gregis, një procedurë e parashikuar nga kushtetuta apostolike për procesin e përzgjedhjes.

Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të mediavë mbarëbotërore për konklavën. Janë mbi 5300 gazetarë e kameramanë të cilët janë akredituar sipas Corriere della Sera për të raportuar për zgjedhjen e pëshkopit të ri të Romës që do të pasojë Papa Françeskun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit