Durrës, ujërat e zeza kanë mbuluar rrugët, mbeturinat pjesë e përditshmërisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2025, 17:50

Një qytetar nga Durrësi, banues pranë kopshtit “20 qershori” ka dërguar në redaksinë tonë gjendjen me të cilët banorët e kësaj zonë përballen çdo ditë. Ai shpjegon se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, uji i ndotur ka dalë në sipërfaqe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Pamjet që vijnë nga zona tregojnë një situatë shqetësuese jo vetëm të ujit që ka mbuluar rrugët, por edhe të mbeturinave, ndërsa qytetarët ankohen për mungesën totale të reagimit nga institucionet përkatëse.

“Ne jemi banorë të kësaj zone dhe e kemi pritur me vite që kjo rrugë të shtrohej. Nuk kaluan as disa javë, dhe tani jemi përsëri në të njëjtën gjendje. Uji i pisët del në mes të rrugës. Askush nuk vjen të shohë, askush nuk përgjigjet. Kjo është qeverisja që na premton ‘Pasaportën Europiane’? Ne jetojmë në realitet, jo në fjalë!” – shprehet një banor i indinjuar.

Banorët theksojnë se ndihen të mashtruar dhe të harruar nga autoritetet lokale dhe qendrore. Ata paralajmërojnë se nëse nuk merret masa urgjente për të ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të rrugës dhe për të riparuar defektin në rrjetin e ujësjellësit, do të organizojnë protesta dhe do ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit