Masakër mjedisore në Sarandë: Mbushen me inerte të vetmet metra plazh publik

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2025, 16:52

Një zonë e vetme publike bregdetare, e mbetur e paprekur në Sarandë, po shkatërrohet nga mbetjet inerte që, sipas denoncimit të një qytetareje, po derdhen nga resorti “Santa Quaranta”.

Pamjet filmike të shpërndara nga banorët tregojnë makina që shkarkojnë mbetje ndërtimi në plazh çdo pesë minuta, duke mbuluar bregun me inerte dhe duke zhdukur çdo gjurmë të natyrës. Sipas qytetares që bëri denoncimin, resorti është i pozicionuar ngjitur me zonën në fjalë dhe mjetet transportuese vijnë pikërisht prej andej.

“Janë pronarët e resortit ata që shihen në video, ndërsa makina mbushet çdo 5 minuta dhe shkarkon aty, buzë detit. Kjo është e vetmja hapësirë plazhi publik që ka mbetur në Sarandë”, deklaron ajo.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të ndalur dëmtimin e mëtejshëm të bregdetit dhe për të marrë masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit