Josif Gorrea “krenohet” me pamjet e makinës që bën drift brenda parkut kombëtar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.05.2025, 17:59

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea, ku një automjet shfaqet duke bërë drift brenda Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, ka marrë shumë kritika nga qytetarët.

Në pamje duket makina pa targa në pjesën e përparme, teksa xhiron gomat brenda një zone të mbrojtur ku ky aktivitet është i palejueshëm dhe i dënueshëm me ligj.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë ngjarje, duke thënë për kryebashkiakun ndër të tjera: “Nuk ka turp, as drojë, qe ta publikoje kete masaker ne llogarine e FB dhe te krenohet perpara te tjereve si nje adoleshent i dëshpëruar.”

Videoja nuk ka kaluar pa kritika as nga komentuesit, të cilët i bëjnë thirrje kryetarit që shoferi të përballet me ligjin!

“Tamam per gara sportive esht ber plazhi i divjakes se per pushusit ka vite qe esht braktisur”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Policia e Shtetit dhe Kryeministria duhet sa shpejt të marrë masa. Si mund të lejohet brenda parkut Kombëtar!!!”.

Pavarësisht kritikave, kryebashkiaku Gorea, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk e ka fshirë postimin e tij.

Mesazhi i qytetarit:

“Josif Gorrea, kryetari i Bashkise Divjake, shkaterron me makine zonen strikte te mbrojtur, prane Kularit, pjese e Parkut Kombetar Divjake Karavasta. Kjo eshte Zona Qendrore e Parkut dhe aktiviteti i “Rally” eshte i ndaluar me ligj. Ky burokrat sharlatan vepron ilegalisht ne nje nga zonat me te rendesishme natyrore te vendit per te permbushur epshet aventuroze ne dem te natyres. Nuk ka turp, as drojë, qe ta publikoje kete masaker ne llogarine e FB dhe te krenohet perpara te tjereve si nje adoleshent i dëshpëruar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit