Skelat e rikonstruksionit lihen rrugëve, rrezik për banorët e lagjes “2 Dhjetori”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2025, 16:13

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmantë në të cilën ndodhet të gjithë banorët e një pallati në lagjen “s Dhjetori” në Çorovodë, ku pas një muaji punimesh për rikonstruksionin e fasadave të pallateve, skelat janë harruar aty.

"Punimet u mbyllën që një muaj më parë, por skelat janë ende aty, të hedhura rrugëve e përpara hyrjeve të pallateve. Nuk mund të kalojmë, kemi frikë se mos na zënë përfund. Hyrjet janë të bllokuara, lëvizja me fëmijë dhe karroca është e pamundur", – shprehet qytetarja për JOQ.

Banorët akuzojnë Bashkinë e Skraparit për neglizhencë dhe mungesë përgjegjshmërie, pasi askush nuk ka marrë mundimin të pastrojë rrëmujën e lënë pas. Përveç bezdisë, situata paraqet rrezik real për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

"Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, për të larguar skelat dhe për të siguruar një ambient të jetueshëm."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit