Show i Vullnet Sinajt në Himarë për pak khehet në tragjedi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.05.2025, 12:43

Dy ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj, organizoi një miting me qytetarët e Himarës, të cilëve u kërkoi votën për një mandat tjetër në kuvend.

Për të theksuar “mbështetjen” e madhe që pretendon të ketë nga banorët, Sinaj kishte menduar të përgatisë edhe një shfaqje me parashutë, ku një djalë i ri do të fluturonte mbi turmën e njerëzve në momentin e fjalimit të deputetit.

Por përpjekja e Vullnet Sinajt për të tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me balonën që mbante të shkruar emrin e tij, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Në momentin e uljes, parashutisti humbi kontrollin dhe përfundoi i përplasur në një pemë pranë vijës bregdetare, në një zonë ku ndodheshin pushues që po relaksoheshin në plazh.

Incidenti rezultoi i frikshëm jo vetëm për sportistin, i cili pësoi një dëmtim në këmbë, por edhe për qytetarët e pranishëm, të cilët u vunë në rrezik nga ulja e pakontrolluar.

Policia ka reaguar ndaj ngjarjes, duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit