Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton LDK-në në koalicion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2025, 11:08

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti i propozon Abdixhikut një marrëveshje bashkëqeverisëse dhe e fton zyrtarisht LDK-në në koalicion.

“Duke e konsideruar situatën aktuale dhe nevojën për institucione funksionale, ftoj LDK-në që bashkërisht të ndërtojmë një marrëveshje politike për bashkëqeverisje,” thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Kjo ftesë vjen pas më shumë se pesë muajsh pa konstituim të Kuvendit dhe me një qeveri në detyrë, në një moment kur vendi përballet me sfida të mëdha të brendshme dhe të jashtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit