Banorët e një pallati pranë Vilës së Zogut në Durrës po përballen me një problematikë tepër shqetësuese dhe serioze.
Ata thonë se rrjedhja e ujit nga apartamenti i qytetarit Arben K, i cili jeton në Angli, u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në katet më poshtë.
Banorët janë të shqetësuar për situatën, pasi problemi vazhdon të përkeqësohet dhe ende nuk është marrë një masë konkrete për ta zgjidhur.
Në këto rrethana, ata nuk kanë asnjë mundësi për të kontaktuar pronarin e apartamentit, Arben K, pasi ai nuk ka lënë të dhëna kontaktuese. Ai jeton në Angli, por askush s’di ndonjë informacion tjetër për të.
Banorët kanë kontaktuar autoritetet lokale, përfshirë komunen dhe administratën e lagjes, por deri tani nuk është ofruar një zgjidhje konkrete.
Ata apelojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt, për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Mesazhi i banorëve:
Pershendetje, ju lutem postojeni pak. Kerkoj nje zoteri,Arben K quhet, jeton ne Angli por nuk kemi asnje menyre kontakti asnje te dhene per te, ka nje apartament tek Vila e Zogut ne Durres ju lutem nese e shikon dikush qe e njeh te vijne te zgjidhin problematiken. Apartamenti ndodhet ne katin e gjashte kane probleme me ujin ka shkaktuar deme ne 3 katet me poshte. Ndodhem ne kat te trete dhe shikoni ne cfare gjendje eshte tavani
Ai ka kohe qe jeton jashte ne angli dhe nuk ka ardhur. Tani nuk dime si te veprojme vetem tju drejtohemi ju per te gjetur zgjidhje, ska lene zoteria as numer kontakti asgje
Thjesht informacioni qe kemi eshte emer mbiemer, qe eshte nga qyteti i Krujes dhe jeton ne Angli. Prej 4 ditesh uji rrjedh nga kati i gjashte deri ne te tretin 4 dite
Ama eshte problematike edhe per banoret e dy kateve me siper. keshtu qe merreni me mend vete edhe sa dite te tjera ka. Kemi kontaktuar te plotfuqishmin e lagjes, kemi kontaktuar dhe komunen, po skane cfare bejne sna japin zgjidhje. Nuk duam te shkoje ceshtja deri ne procedim penal, mjafton te zgjidhet problemi