Euron Qosaj nga Peja ka ndërruar jetë në moshë të re.
Për vdekjen e tij ka njoftuar familja në rrjetet sociale, ku tha se vdekja e 23-vjeçarit erdhi papritur.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, të afërmit dhe dashamirët se më 2 maj 2025, në Pejë , papritmas dhe në një moshë shumë të re, ndërroi jetë i dashuri ynë: EURON BASHKIM QOSAJ, i lindur më 26 qershor 2002.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 5 maj 2025 në Vuthaj, në ora 14:00 (2:00 PM), në varrezat familjare të familjes Qosaj“, thuhet në njoftimin mortor të familjarëve.