Makina përplas për vdekje këmbësorin në Velipojë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.05.2025, 10:30

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Bërdicës, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Sipas raportimeve të para, këmbësori 76-vjeçar me inicialet Gj. N., është përplasur nga një makinë që drejtohej nga qytetarja me inicialet Z. K., dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shoferja është duke u marrë në pyetje, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit