Ymeri: Kurti po do ta heqë qafe Glauk Konjufcën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2025, 22:17

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për raportin e kreut aktual të këtij subjekti politik, Albin Kurtit me numrin dy të VV’së, Glauk Konjufcën.

Sipas Ymerit, Kurti është i shqetësuar kur dikush ka popullaritet kaq të madh sa Konjufca.

“Një prej aspekteve që Albin Kurtin nuk e merr gjumi natën është popullariteti i Glaukut. E ke një person në LVV që është shumë i votum dhe që secili flet mirë, për dallim prej Kurtit që flasin keq. Albini këtë nuk mundet me duru”, tha Ymeri.

Ymeri e vlerësoi Konjufcën për postin si kryetar i Kuvendi.

Ai shtoi se nëse LVV nuk e kandidon përsëri Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit ose nuk i japin një post ministror, mund të ketë një synim për ta larguar atë nga LVV.

“Glauku po bëhet person i rëndësishëm dhe si kryetar i Kuvendit e ka luajt rolin shumë mirë duke e pasë parasysh pjesë e cilës parti ka qenë. Nëse nuk e kandidojnë prapë për kryetar Kuvendi ose nuk ia japin një post ministror, dhe e kandidojnë për kryetar të Prishtinës unë mendoj që kjo është qëllim me heq qafe Glaukun sesa me fitu Prishtinën”, tha Ymeri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit