Një tjetër aks rrugor është përfshirë nga kaosi në orët e mbrëmjes së sotme. Këtë herë bëhet fjalë për aksin Peqin-Elbasan, ku një qytetar ka raportuar për JOQ se është krijuar një rradhë kilometrike automjetesh.
Sipas qytetarit, kolona e automjeteve arrin deri në 7 kilometra, duke bllokuar totalisht qarkullimin në drejtim të Elbasanit.
Në foton e dërguar nga vendngjarja shihet qartë trafiku i rënduar në këtë segment, ku sipas navigimit rruga prej vetëm 7 kilometrash kërkon mbi 45 minuta për t’u përshkuar.
“Përshëndetje JOQ, 7 km trafik në aksin Peqin-Elbasan,” shprehet qytetari.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që ky segment rrugor përballet me bllokime të tilla, duke torturuar qytetarët që lëvizin në këtë drejtim, veçanërisht në oraret e mbrëmjes.