Dhjetëra qytetarë kanë denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania situatën kaotike në aksin rrugor Ndroq-Tiranë.
Ata kanë dërguar pamje ku shihen qartë automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme, madje duke kaluar “tresh” në rrugë, çka e ka bërë të pamundur lëvizjen normale të mjeteve.
Rruga është bllokuar për kilometra të tëra dhe drejtuesit e mjeteve janë detyruar të qëndrojnë në trafik për më shumë se 1-2 orë.
Qytetarët shprehen të revoltuar për mungesën e policisë rrugore dhe për papërgjegjshmërinë e shoferëve që, në vend që të respektojnë rregullat, e përkeqësojnë më tej situatën.
“Kemi 2 orë në trafik sepse e kanë bllokuar rrugën Ndroq – Tiranë,” thotë një prej qytetarëve.
“Jemi 2 orë të bllokuar për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm që futen në parakalim nga të gjitha drejtimet,” shprehet një tjetër.