Arrestohet kandidati i PD në Fier pas mosbindjes ndaj policisë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 04.05.2025, 19:52

Një incident është shënuar në qendër të qytetit të Fierit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, është arrestuar me forcë nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur pasi Semanjaku ka refuzuar të mbyllë një tendë elektorale që kishte vendosur në hapësirë publike.

Sipas burimeve nga vendngjarja, policia ka ndërhyrë pas disa paralajmërimeve për largimin e tendës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së ka kundërshtuar, duke argumentuar se veprimtaria ishte në përputhje me ligjin.

Përplasja verbale ka përshkallëzuar në tension, duke çuar në shoqërimin me forcë të kandidatit në komisariat. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit mbi këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit