Shumë kompani po largojnë nga puna punonjësit e brezit Gen Z vetëm pak muaj pasi i kanë punësuar, për shkak të sjelljeve joprofesionale, vonesave të përsëritura dhe mungesës së etikës në punë.
Sipas raporteve nga "Forbes" dhe "Business Insider", punëdhënësit janë të shqetësuar nga qëndrimet e disa punonjësve të sapodiplomuar, pasi kanë komunikim të dobët, nuk pranojnë kritikat dhe kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të të drejtave. Sipas menaxherëve, këto sjellje po çojnë në shkarkime të shpejta dhe në kritere më të rrepta rekrutimi.
Edhe pse shumë të rinj të "Gen Z" sjellin ide të reja dhe aftësi të avancuara digjitale, kompanitë theksojnë se profesionalizmi dhe përgjegjshmëria kanë më shumë rëndësi.